Spanja siguron çerekfinalet, Anglia fiton dhe sfidon lideren në Madrid Italia shkëlqen në San Siro dhe gjunjëzon Francën në sfidën e Grupit A1 të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancinit iu imponua asaj të Zinedine Zidane me rezultatin 3-1 duke i shkaktuar humbjen e parë.
Ishte një sfidë që u fitua me përmbysje në rezultat, sepse ishin transalpinët ata që shënuan të parët në minutën e 10 me golin e Olise ku edhe Donnarumma kishte fajin e tij. Një gol ky që i dha krahë Francës që kërkoi edhe golin e dytë me Da Cunha e Barcola. Por në minutën e 26 Italia riktheu ekuilibrin në rezultat teksa barazoi shifrat në 1-1 me golin e Pio Esposito. Në minutën e 35 pati drithërima në radhët e Të Kaltërve pasi Barcola iu afrua golit të dytë por u ndal nga shtylla dhe ky ishte momenti i fundit që trembi skuadrën e Mancinit.
Edhe në pjesën e dytë, ishte Franca që kishte zotërimin e topit ndërsa Italia kërkonte të shfrytëzonte kundërsulmet dhe nga një i tillë lindi edhe një penallti e fituar nga Të Kaltrit. Te pika e bardhë shkoi Sebastiano Esposito, por gaboi totalisht duke e dërguar topin jashtë. Por kjo nuk ndikoi te Italia që në minutën e 62 arriti të gjejë golin që përmbysi gjithçka me Frattesin që u shërbye nga Dimarco për të çuar rezultatin në 2-1.
Franca nuk mundi të reagojë dhe në minutën e 74 shkaktoi një tjetë penallti në favor të Italisë. Këtë radhë ai që mori përsipër ekzekutimin ishte Pio Esposito që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë për të fiksuar fitoren 3-1 të Të Kaltërve që me këtë sukses arriti t’i marrë kreun e Grupit A1 Francës falë golavarazhit më të mirë pasi si Italia ashtu edhe Franca janë me 10 pikë.
Top Channel