Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Insajderi
    12 November 2026 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”, duke mposhtur pastër Finlandën me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Ernest Muçi realizoi një gol fantastik nga distanca.

    Me këtë epërsi minimale, të dyja skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

    Në fillim të pjesës së dytë, Rey Manaj e dyfishoi rezultatin. Ai shfrytëzoi harkimin e saktë të Elseid Hysajt dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.

    Finlanda tentoi të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit, por shpresat e saj u shuan përfundimisht në minutën e 67-të, kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

    Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 12 pikëve në Grupin 1, dy më shumë se Bjellorusia, e cila gjithashtu fitoi ndaj San Marinos.

    Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta zhvillojë pikërisht kundër Bjellorusisë. Kuqezinjve u mjafton një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark