Rama feston fitoren e Shqipërisë mes liderëve europianë: Isha pranë Melonit dhe Macron, nuk di si t’i falenderoj çunat
Fitorja 2-0 e Shqipërisë ndaj Finlandës ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë një episod nga mbrëmja e tij gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian.
Rama tregoi se në darkën ku ishte i pranishëm, në të njëjtën tavolinë me të ndodheshin kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri i Finlandës, vendi që kuqezinjtë mposhtën në fushën e lojës.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se atmosfera në darkë u bë edhe më interesante pas fitores së Shqipërisë, ndërsa përmendi edhe suksesin e Italisë ndaj Francës.
Në një moment, Rama tregoi se në tavolinën ngjitur ndodhej edhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke e lidhur rezultatin e ndeshjeve me bisedat mes liderëve.
“Nuk ka fjalë për t’i falënderuar çunat e Kombëtares kuqezi, se na dhanë një fitore fantastike me Finlandën dhe ndërkohë Italia fitoi me Francën, e merrni vetë me mend sesi shkoi muhabeti”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se e kishte mbyllur mbrëmjen me fitore, duke përshëndetur lojtarët e Kombëtares dhe duke ndarë edhe një batutë për darkën mes përfaqësuesve të vendeve që u përballën në fushën e futbollit.
“Ishim në darkë, tashmë jam në makinë dhe bashkë me motrën e mbyllëm me fitore darkën sot”, tha Rama.
Fitorja e kuqezinjve ndaj Finlandës me rezultatin 2-0 u bë kështu pjesë edhe e bisedave në tryezën diplomatike europiane.
Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania” (VIDEO)
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
Shqipëria përballë Finlandës, publikohen formacionet zyrtare
- 22:50 Manjani: Ja pse Rama nuk ka folur për Veliajn
- 22:23 Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra
- 21:59 “Karrigia ku do ulet drejtuesja e SHISH është bërë pis”, Malaj: Kush ka punë me SHISH i ka kapur…
- 21:55 Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania” (VIDEO)
- 21:39 Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës
- 21:12 Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it