Ernest Muçi pas fitores me Finlandën: Një nga ndeshjet më të mira
“Nuk e mendova shumë, më erdhi topi dhe e godita…”. Ernest Muçi ka bërë komentin e tij pas fitores 2-0 të arritur në “Air Albania” ku vendosi firmën e tij me atë gol të mrekullueshëm.
“Godita dhe shënova, jam shumë i lumtur që kaluam në avantazh, arritëm të shënojmë dhe golin e dytë në pjesën e dytë, morëm tri pikë shumë të rëndësishme. Ishte shumë e rëndësishme për ne kjo ndeshje”.
“Edhe në klubin ku luaj, si këtu, ka lojtarë me shumë kualitet. Thjesht mund të përmirësohem duke luajtur me ata lojtarë. Edhe këtu dua të ndihmoj ekipin, të fitojmë sa më shumë ndeshje”.
“Jam shumë i lumtur që po luajmë mirë, sot besoj se kemi bërë një nga ndeshje më të mira dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ky është momenti më i mirë për mua në Kombëtare, është momenti që ndjej besim nga shokët, nga trajneri, nga tifozët. Kam kaluar shumë gjëra për të mbërritur në këtë ditë, kështu që jam shumë i lumtur”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



