Harry Kane përjetoi një mbrëmje të veçantë në “Wembley”, duke festuar paraqitjen e tij rekord me kombëtaren angleze me një gol vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Kroacisë. Anglia siguroi tri pikë të rëndësishme dhe tashmë përgatitet për përballjen vendimtare me Spanjën të dielën, ku do të përcaktohet fituesi i Grupit A3 në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi i Bayernit arriti në kuotën e 126 ndeshjeve me fanellën e Anglisë, duke u bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e përfaqësueses.
Pjesa e parë nuk ishte shumë bindëse për skuadrën e Thomas Tuchel. Anglezët hasën vështirësi për të krijuar raste të rrezikshme dhe goli i avantazhit erdhi në minutën e 34-t. Jude Bellingham përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Kane dhe dërgoi topin në zonë, ku Morgan Rogers e shtyu drejt rrjetës për 1-0.
Në pjesën e dytë, Kane pati një mundësi të artë për të shënuar, por goditja e tij u ndal nga një ndërhyrje vendimtare e Josip Stanisiç. Pak më vonë, Kroacia arriti të barazonte. Pas një goditjeje këndi dhe një largimi të gabuar të mbrojtjes angleze, Petar Sucic përfitoi nga situata dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1.
Megjithatë, Anglia reagoi shpejt. Jarell Quansah u pengua në zonë nga Ivan Smolçiç dhe arbitri akordoi penallti. Në minutën e 67-të, Harry Kane mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke rikthyer avantazhin për anglezët.
Kroacia tentoi të reagonte, ndërsa Nikola Vlašić ishte pranë barazimit me një goditje që kaloi fare pranë shtyllës. Në minutat e fundit, Anglia shënoi edhe një gol tjetër me James Garner, por realizimi u anulua për pozicion jashtë loje të Jude Bellingham në aksionin paraprak.
Në fund, Anglia ruajti fitoren 2-1 dhe mori tri pikë me peshë të madhe. Tashmë vëmendja është te sfida e së dielës ndaj Spanjës, ku skuadra e Tuchel ka vetëm një rezultat që i siguron vendin e parë në grup: fitoren.
© SYRI.net
Laçi vlerëson lojën dhe flet për ndryshimet me Maran: Po ndërtojmë një mbrojtje të fortë dhe sulm efikas
Maran i gëzohet fitores ndaj Finlandës: Muçi i shënon shpesh gola të tillë, nuk duhet të ulim ritmin
Muçi: Kam kaluar shumë për të arritur në këtë momentBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: