Qazim Laçi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës në “Air Albania”. Mesfushori kuqezi vlerësoi lojën e skuadrës, rastet e krijuara dhe mentalitetin e treguar në fushë, ndërsa foli edhe për ndryshimet që ka sjellë trajneri i ri, Rolando Maran, në raport me periudhën e Sylvinhos.
Në prononcimin pas ndeshjes, Laçi u ndal fillimisht te një mundësi që pati për të shënuar, duke theksuar se për të më e rëndësishme është suksesi i ekipit sesa statistikat personale.
“Ndonjëherë duhet të jesh më i qetë në zonë. Kur u futa në zonë, e kisha mendjen te pasimi. Nuk mërzitem edhe kur nuk shënoj. E rëndësishme është fitorja. Kur shënoj, është bonus për mua. Rëndësi ka fitorja”, deklaroi mesfushori.
Laçi vlerësoi më pas paraqitjen e përgjithshme të kuqezinjve, duke theksuar se skuadra po tregon një futboll cilësor dhe ka mentalitetin e duhur për të arritur objektivat.
“Kemi treguar një futboll shumë të mirë. Kemi shfrytëzuar çdo aksion. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Kemi mentalitetin e duhur”, u shpreh ai.
Në fund, futbollisti foli edhe për ndryshimet mes drejtimit të Sylvinhos dhe atij të Rolando Maran, duke nënvizuar se grupi po punon për të rritur nivelin e lojës në të dyja fazat.
“Sylvinho me Maran? Që nga ndeshja e parë zyrtare me Maran, mundohemi të japim maksimumin dhe të luajmë një futboll të bukur. Patjetër që duhet të jemi në nivelin e duhur të përqendrimit. Po punojmë për një mbrojtje të fortë dhe një sulm sa më efikas”, përfundoi Qazim Laçi.
© SYRI.net
Maran i gëzohet fitores ndaj Finlandës: Muçi i shënon shpesh gola të tillë, nuk duhet të ulim ritmin
Muçi: Kam kaluar shumë për të arritur në këtë moment
Lufti Dalipi nuk zgjedh Shqipërinë, 20-vjeçari u bashkohet ‘Dardanëve’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: