Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi ishte në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Kurti në një postim në Facebook tha se u bisedua për mundësinë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin e Evropës.
“Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë. Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.
VIDEO:
-
Kurti takon kryeministrin hungarez Magyar, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit
-
Kurti në Francë thekson rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe anëtarësimin në NATO
-
Kurti: Anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik
-
Kurti takohet me admiralin Wikoff dhe komandantin e ri të KFOR-it, Vergori bisedojnë për situatën e sigurisë
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn