Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Anglia e mposht sërish Kroacinë, Kane shkruan historinë

Anglia

Foto: Associated Press

Përfaqësuesja e Anglisë pas fitores 7:0 në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, e ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj kroatëve.

“Tre Luanët” të enjten mbrëma në “Wembley” të Londrës fituan 2:1, në ndeshjen ku Harry Kane shkroi histori. 

Kane me 126 paraqitje është lojtari me më së shumti ndeshje për këtë shtet. E kalon në këtë statistikë Peter Shiltonin, legjendën angleze. 

Dhe fituesi i “Topit të Artë” ishte vendimtar në fitoren e Anglisë. Ai e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 64-t, nga penalltia. Për të ishte goli i 92-të me Anglinë. 

Morgan Rogers realizoi për 1:0 fillimisht në minutën e 24-t, ndërsa Petar Suçiq i barazoi shifrat në minutën e 59-të.

Edhe Kane shkëlqen në fitoren bindëse të Anglisë Futboll Kane shkëlqen në fitoren bindëse të Anglisë

Spanja i prin Grupit A3 me 15 pikë, tri më shumë se Anglia. Kroacia e treta i ka tri pikë, ndërsa Çekia e fundit në grup është pa pikë. 

Spanja e Anglia e kanë siguruar çerekfinalen e Ligës së Kombeve. Por vendi i parë në grup do të vendoset në ndeshjen e fundit që luhet më 15 nëntor.




Kane shkruan histori të re për Anglinë


Harry Kane është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje te Përfaqësuesja e Anglisë. 

Kane është duke e udhëhequr sulmin e Anglisë, ndërsa për të është paraqitja e 126-të, më së shumti në histori për shtetin e tij. 

Edhe Anglia e “shkatërron” Kroacinë, fiton 7:0 Futboll Anglia e “shkatërron” Kroacinë, fiton 7:0

Ai ka 91 gola të shënuar. 

Kane e kaloi legjendën Peter Shilton.