Kuvendi vijon sot seancën, pritet votimi për Ligjin për Specialen

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë sot në orën 11:00 seancën plenare, në rendin e ditës të së cilës është edhe votimi i Ligjit për Specialen. Kërkesa e PDK-së për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar iu shtua pikave të kësaj seance.

Punimet u ndërprenë dje, pasi deputetët nuk u paraqitën në sallë as gjysmë ore pas orës 14:00, kur ishte parashikuar rifillimi. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shtyu seancën për të premten në orën 11:00 dhe kritikoi deputetët, duke thënë se vonesa nuk ishte serioze dhe se nuk mund të priste pafundësisht që Kuvendi të vazhdonte punën.

Të lidhura

None found

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur reagime kritike nga përfaqësues të huaj. Britania e Madhe ka shprehur shqetësimin për synimin e Kuvendit që t’i votojë sërish ndryshimet dhe plotësimet, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Ambasada Britanike në Prishtinë ka vlerësuar se amendamentet e propozuara nuk u shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës.

Edhe Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar ndaj mundësisë së votimit të ndryshimeve. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale qëndrimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ka bërë të ditur se pajtohet plotësisht me shqetësimet e saj.

Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm, duke vlerësuar se ndryshimet ngrenë çështje serioze për obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Ajo ka veçuar pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, të drejtat procedurale dhe llogaridhënien efektive. Sipas Zyrës së BE-së, shqetësime ka edhe për kushtetutshmërinë e ndryshimeve, ndaj ajo ka kërkuar konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.


Shtuar më 13.11.2026 07:17

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet