Presidenti ukrainas Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së Jared Kushner njoftuan se përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në negociatat e ardhshme me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, pas takimit të Uashingtonit me Vladimir Putin.

Jared Kushner,  tha se ka një "përparim të konsiderueshëm" në negociatat për zgjidhjen e çështjes ukrainase, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, duke shtuar se detajet mbi raundin e ri të bisedimeve do të njoftohen së shpejti.

Të dërguarit e SHBA-së për Ukrainën, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u takuan në Dublin me përfaqësues nga institucionet e BE-së dhe vendet E4, formati që mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të Abu Dhabit - Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia - plus Polonia.

Takimi ishte "produktiv" dhe shërbeu për të shqyrtuar raundet e ardhshme të negociatave, me qëllim kalimin nga një format "trepalësh" (SHBA, Rusia, Ukraina) në një format "shumëpalësh" , me pjesëmarrjen evropiane. Raundi tjetër është planifikuar menjëherë pas samitit "The Willing" më 19 nëntor.

lajm ne përditesim...