Microsoft 365 , Outlook dhe Teams pësuan ndërprerje për afërsisht dhjetë orë. Ndërprerja e vazhdueshme ka prekur mijëra përdorues në të gjithë botën, nga Shtetet e Bashkuara deri në vendet Europës.
Microsoft tha se ende po punon për të rivendosur shërbimin në serverat e prekur.
"Ne kemi monitoruar statusin e ndryshimeve të bëra deri më tani dhe kemi zbuluar se ato nuk po japin efektin e dëshiruar. Ne po zhvillojmë strategji alternative për të rritur kapacitetin, duke pasur parasysh çekuilibrat e vazhdueshëm në menaxhimin e trafikut", thanë ata.
Ndërkohë sipas një drejtuesi të Microsoft ndërprerja globale e Microsoft nuk u shkaktua nga një shkelje e sigurisë kibernetike.
“Ne do të vazhdojmë të ndajmë më shumë informacion sapo ta kemi, dhe tani për tani mund të konfirmoj se nuk ka asnjë tregues se kjo është rezultat i aktivitetit keqdashës ose kibernetik”, tha Charles Lamanna, nënkryetar ekzekutiv i Copilot, Agents dhe Platform në Microsoft, në një postim në X.
Më parë, Ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Tony Burke, tha se kompania i kishte thënë se “nuk beson se po merren me një sulm kibernetik”.
“Ata besojnë se po veprojnë në disa mënyra të ngjashme me atë që pamë në lidhje me CrowdStrike, ku ka një përditësim që ka shkuar keq”, shtoi Burke gjatë një konference për shtyp në Sydney.
Burke po i referohej problemit të softuerit të vitit 2024 në firmën e sigurisë kibernetike CrowdStrike që rrëzoi kompjuterët, anuloi fluturimet dhe prishi punën e spitaleve në të gjithë globin, duke shkaktuar miliarda dollarë humbje.
Lajm në përditësim…







Komente
Komento