Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pasi u takuan me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, u nisën menjëherë për në Dublin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky ndodhej në kryeqytetin irlandez për të marrë pjesë në Samitin Evropian.
Të lidhura
None found
Diskutimet kanë në fokus mundësinë e paqes në Ukrainë. Ato vijnë pas bisedimeve të së martës dhe të mërkurës në Abu Dhabi, të cilat ishin kontaktet e para të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës që nga muaji shkurt.
Më herët, Steve Witkoff i përshkroi si “të dobishme” diskutimet e zhvilluara me udhëheqësin rus. Të dyja palët ranë dakord edhe për takime të mëtejshme.








