Shqipëria do të përfshihet këtë të premte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të ditës dhe fillimisht do të jenë me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit pritet intensitet deri mesatar, me shtrëngata të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 25 m/s.
Në det parashikohet valëzim me forcë 4-6 ballë.












