• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

Fabul sipas Ezopit, e përshtatur për një pellg të ditëve tona

by Thoma Gëllçi
13/11/2026 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Na ishte njëherë një pellg i madh, ku jetonin mijëra bretkosa. Ishin të lira të notonin, të guatnin, të kërcenin e të grindeshin me njëra-tjetrën. Kishin edhe grindjet e tyre politike, por këto zakonisht përfundonin me disa të shara dhe ndonjë zhytje në baltë.

Një ditë vendosën se u duhej një mbret. Askush nuk e dinte mirë përse, por të gjitha ishin dakord se një pellg pa mbret nuk mund të merrej seriozisht. Iu lutën Zotit t’u dërgonte një të tillë.

Zoti mori një trung të madh dhe ua hodhi në mes të pellgut. Trungu ra me një zhurmë të tmerrshme. Bretkosat u trembën aq shumë sa për tri ditë nuk guxuan të nxirrnin kokën nga balta.

Dalëngadalë filluan t’i afroheshin. Njëra kërceu mbi trung dhe, kur panë se nuk ndodhi asgjë, hipën të gjitha sipër tij. Guatën, kërcyen, bënë gara dhe organizuan madje edhe një festival. Trungu nuk ndërhyri asnjëherë në punët e tyre. Nuk caktoi taksa, nuk arrestoi askënd dhe nuk mbajti asnjë fjalim. Kjo e fundit u konsiderua një dobësi e pafalshme për një mbret.

Pas disa kohësh u mërzitën dhe iu ankuan Zotit se u kishte dërguar një trung në vend të një mbreti të vërtetë.

Zoti ua plotësoi përsëri dëshirën. Kësaj here u dërgoi një lejlek. Ishte i bukur, i bardhë, qafëgjatë, me këmbë elegante dhe me një sqep madhështor. Ecte me hijeshi dhe i shikonte të gjithë nga lart. Bretkosat u mahnitën. Më në fund kishin një mbret me pamje ndërkombëtare. Për më tepër, ai kishte udhëtuar në tri kontinente dhe njihte personalisht disa krokodilë.

Lejleku nisi menjëherë punën. Për mëngjes hëngri pesë bretkosa, për drekë dhjetë dhe për darkë pesë të tjera. Ishte njeri i rregullt, megjithëse nuk ishte njeri. Nuk kishte nevojë për kalendar. Orarin e ngrënies e respektonte me një përpikëri që do ta kishte zili çdo administratë shtetërore.

Pellgu ndryshoi. Bretkosat nuk këndonin më. Nuk kërcenin dhe nuk luanin. Sapo afrohej ora e ngrënies, fshiheshin nën trungun që dikur e kishin përqeshur.

Ndërkohë, lejleku shëndoshej dhe bretkosat pakësoheshin. Megjithatë, raportet zyrtare tregonin se konsumi ishte rritur dhe ekonomia e pellgut po zhvillohej.

Një ditë, disa bretkosa propozuan largimin e mbretit. Por menjëherë dolën disa të tjera që shtruan pyetjen që e konsideronin vendimtare: Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

Kështu nisi një debat i madh në pellg. Bretkosat diskutonin nëpër gjethe zambakësh, në brigjet me baltë dhe në studiot që ishin ngritur mbi kallamishte.

Diskutimet vazhdonin nga mëngjesi në darkë, me përjashtim të orëve kur lejleku hante. Atëherë në pellg binte heshtja.

Disa mendonin se lejleku duhej larguar, të tjera se ishte e rrezikshme të ndërrohej mbreti pa pasur një zëvendësues të sigurt. Kishte edhe nga ato që pranonin se lejleku i hante, por ngulnin këmbë se një mbret tjetër mund të hante edhe më shumë. Madje, sipas disa ekspertëve, njëzet bretkosa në ditë nuk ishte ndonjë shifër shqetësuese po të krahasohej me numrin e përgjithshëm të popullsisë së pellgut.

Bretkosat e reja që kërkonin të drejtonin pellgun nuk merreshin fare në konsideratë. U mungonte përvoja. Ndërsa lejleku kishte përvojë të madhe. Ai kishte shumë vite në krye të pellgut dhe e njihte çdo cep të tij, veçanërisht vendet ku fshiheshin bretkosat më të shëndosha.

Të dëshpëruara, bretkosat iu drejtuan përsëri Zotit. Kërkuan t’i shpëtonte nga mbreti që po i zhdukte.

Zoti i dëgjoi me durim dhe u kujtoi se pellgu ishte plot me bretkosa. Mund të zgjidhnin njërën prej tyre për t’i drejtuar dhe, nëse nuk u pëlqente, ta zëvendësonin me një tjetër. Madje, nëse kishin aq shumë dëshirë për mbretër, mund t’i ndërronin sa herë të donin, pa qenë nevoja të përfundonin në stomakun e askujt.

Bretkosat e falënderuan Zotin për këshillën dhe u kthyen në pellg.

Të nesërmen, lejleku hëngri pesë bretkosa për mëngjes, dhjetë për drekë dhe pesë për darkë. Ndërkohë, në pellg vazhdonte debati për mungesën e alternativës.

Një bretkosë e re propozoi përsëri largimin e lejlekut, por një nga bretkosat e pallatit e ndërpreu menjëherë me pyetjen e njohur:
— Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

Për fat të keq, bretkosa e re nuk arriti të përgjigjej. Pikërisht në atë çast kaloi lejleku dhe e gëlltiti. Ishte bretkosa e 21-të për atë ditë. Bretkosat e tjera e panë skenën dhe i thanë njëra-tjetrës: “Vetë e pati fajin. Pse e hapi gojën?”

Dhe vazhduan të njëjtin debat me të njëjtën pyetje: — Ja, e hoqëm lejlekun, po ku ka ndonjë që mund ta zëvendësojë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon. Rekord bulmeti

November 13, 2026
Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In