Detroit triumfon pas dy kohëve shtesë, Philadelphia merr kreun në Lindje, fiton edhe Phoenix

13 Nëntor 2026
8:33
Telesport
back button

Pas dy kohëve shtesë, skuadra e Detroit fitoi 144-140 në fushën e Washington, duke u ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje spektakolare, ku shkëlqeu Cade Cunningham, autor i 52 pikëve e 11 asist për Pistons.

Ndeshje të mirë bën edhe Philadelphia, që mundi 123-112 Toronto, duke ndarë kreun në Lindje me Boston. Tyrese Maxey me 27 pikë ishte lider për Philadelphia, mbështetur edhe nga Joel Embiid me 20 pikë.

Fitore të lehtë korri Minnesota, që mposhti 133-94 Dallas. Vendimtar stoli, nga ku erdhën 52 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Phoenix, që triumfoi 101-96 ndaj Charlotte, sfidë ku protagonist ishte Devin Booker, me 30 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Toronto, 123-112

Washington – Detroit, 140-144

Minnesota – Dallas, 133-94

Phoenix – Charlotte, 101-96

Lajme të tjera

Lajmet e fundit