Një ish-i burgosur ka bërë një paralajmërim të fortë për atë që e pret Brandin në burgun Wandsworth në Londër.
Ai ka deklaruar se qëndrimi në këtë institucion mund të jetë një përvojë tepër e vështirë. Duke folur për kushtet brenda burgut, ish-i burgosuri e ka përshkruar atë si “ferr mbi tokë”. Sipas tij, jeta pas hekurave është shumë më e ashpër nga sa mund të imagjinohet.
Burgu Wandsworth është përballur ndër vite me kritika për kushtet dhe problemet e brendshme. Ish-i burgosuri paralajmëron se Brandin mund ta presin sfida të shumta gjatë qëndrimit në këtë institucion.
Ai thekson se përshtatja me realitetin e burgut nuk është aspak e lehtë. Deklarata e tij ka tërhequr vëmendjen për vështirësitë që mund të përjetojë Brandin pas hekurave.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të përballet ai me këtë situatë. Paralajmërimi i ish-të burgosurit e ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes burgun famëkeq Wandsëorth.
Kujtojmë se Brand u dënua me mbi 10 vite burg për përdhunim e sulme seksuale, teksa së paku 7 vite do i kalojë pas hekurave.
