Riformatohet ekipi negociator i Shqipërisë me BE-në, ndryshojnë përgjegjësitë për disa kapituj të rëndësishëm
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e Grupit Negociator të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke rishpërndarë përgjegjësitë mes përfaqësuesve të ministrive dhe drejtuesve të institucioneve të pavarura.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e 12 nëntorit dhe prek disa prej kapitujve të rëndësishëm të legjislacionit evropian, për të cilët Shqipëria po zhvillon negociatat e anëtarësimit.
Një nga ndryshimet lidhet me Kapitullin 22, për Politikën Rajonale. Përgjegjësia si negociator i kalon zëvendësministrit të Brendshëm, Oltjon Muzaka, duke zëvendësuar ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Ndryshime të tjera janë bërë në grupin përgjegjës për ekonominë dhe financat. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, merr gjithashtu përgjegjësinë për Kapitullin 6, që lidhet me të drejtën e shoqërive tregtare. Ndërkohë, shfuqizohet ngarkimi i ish-zëvendësministres Blerta Rama për kapitujt 4 dhe 6.
Në fushën e financave, zëvendësministri Andi Memeti përfshihet si bashkënegociator për Kapitullin 4, ndërsa Endrit Yzeiraj merr përgjegjësi shtesë për kapitujt 9 dhe 17, që lidhen përkatësisht me shërbimet financiare dhe politikën ekonomike e monetare.
Në këtë proces përfshihen edhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, caktohet bashkënegociatore për kapitujt 4 dhe 17, ndërsa Adela Xhemali, drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vijon të jetë pjesë e negociatave për Kapitullin 9.
Riorganizimi prek edhe politikën e konkurrencës, ku kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, do të ndajë përgjegjësinë për Kapitullin 8 me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mario Keputa.
Ndryshime ka edhe në sektorët e bujqësisë dhe shëndetësisë. Zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika, i bashkohet Arian Jaupllarit si bashkënegociatore për Kapitullin 12, që lidhet me sigurinë ushqimore. Ndërsa në fushën e shëndetësisë, Denada Seferi vijon përgjegjësinë për Kapitullin 19 dhe Eugena Tomini përfshihet në ekip për Kapitullin 28, që lidhet me mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin publik.
Me këto ndryshime, qeveria rishikon ndarjen e detyrave brenda strukturës që koordinon negociatat me Bashkimin Evropian. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Grupi Negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet përkatëse.
Sondazhi: Qytetarët evropianë mbështesin me shumicë dërrmuese krijimin e një ushtrie të BE-së
Të dashur dhe spiunë! Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete
Pesë çështjet kryesore të samitit të BE-së në Dublin
- 09:12 Von der Leyen: Po e përgatisim paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 09:11 Katër ushtarë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi (VIDEO)
- 09:10 60% e ushtareve femra raportojnë ngacmim ose abuzim, ministri gjerman Pistorius: Zero tolerancë
- 09:06 Trump: Obamën do ta mposhtja me lehtësi në zgjedhje, është shumë i mbivlerësuar
- 09:05 Kremlini pas bisedimeve me Witkoff dhe Kushner në Rusi: Ishin të dobishme, ramë dakord për një raund të ri
- 08:56 Zidane pranon disfatën në “San Siro”: Na ndëshkuan gabimet në mbrojtje, tani fitorja është detyrim ndaj Turqisë