Një ndërprerje masive ka prekur shërbimet e Microsoft në mbarë botën, duke shkaktuar probleme me Outlook, Teams dhe inteligjencën artificiale Copilot.

Sipas Doëndetector, raportimet për probleme me Outlook arritën në afro 140 mijë, nga përdorues në 74 vende të botës.

Përdoruesit kanë raportuar pamundësi për të dërguar dhe marrë e-mail-e, për të hapur dokumente dhe për të aksesuar kalendarët elektronikë.

Problemet kanë prekur edhe OpenAI dhe Anthropic, ndërsa institucione shtetërore në Singapor dhe Australi kanë raportuar gjithashtu vështirësi.

Microsoft ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik, duke ia atribuar ndërprerjen një mbingarkese të papritur të infrastrukturës. Sipas kompanisë, një numër i madh serverësh u bënë të padisponueshëm, duke rënduar punën e serverëve të tjerë.

Përpjekjet për rikthimin e shërbimeve nuk kanë dhënë ende rezultatet e pritshme. Microsoft ka deklaruar se po monitoron situatën në rajone të ndryshme për të rikthyer funksionimin normal.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerja tregon se sa e varur është bota nga shërbimet digjitale, pasi një problem i vetëm teknik mund të paralizojë komunikimin dhe aktivitetin e mijëra bizneseve e institucioneve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: