Bota Tech

Nvidia, agjentët e Inteligjencës nuk janë të sigurt nëse Alice Huang ishte spiune kineze!

Komuniteti i Inteligjencës së SHBA-ve ende po përpiqet të kuptojë natyrën e lidhjes midis Alice Huang-ut, e cila ka pasur një marrëdhënie me CEO-n e Nvidia-s, Jensen Huang dhe qeverisë kineze.

Sipas disa burimeve që kanë folur për CNN-in, informacioni i mbledhur deri më tani rreth saj, nuk vërteton se ka vepruar si spiune për Pekinin.

Sa i përket Alice Huang-ut, zyrtarët e Inteligjencës nuk janë në një mendje lidhur me sa të forta janë provat që mund të sugjerojnë se është rekrutuar nga Ministria e Sigurisë Shtetërore që në Kinë është si CIA.

Lidhje të pretenduara me Huawei-n:

Ndërkohë, dyshime të reja kanë lindur rreth Alice Huang-ut. Gjatë periudhës kur ajo kishte marrëdhënie biznesi me Nvidia-n, mund të ketë zotëruar aksione në kompani kineze që mbështesnin Huawei-n, konkurrentin kryesor të Nvidia-s në Kinë.

Kjo lidhje e mundshme, e panjohur më parë, u zbulua nga analistët e “Tesari”-t, firmë private e Inteligjencës, që i ndau gjetjet e saj me CNBC-n. Lidhja me Huawei-n mund të ngrejë pyetje të mëtejshme mbi pasojat e kësaj marrëdhënieje, që tashmë është nën shqyrtim nga Kongresi.

Rënia e Nvidia-s në Wall Street:

Në Wall Street, aksionet e Nvidia-s ranë deri në 13%, për ta mbyllur ditën me një ulje prej 4,34%, duke fshirë më shumë se 400 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë brenda një jave të vetme. Ndërkohë, sektori i Inteligjencës Artificiale (AI) po ngadalësohet, mes frikës për masa kufizuese globale ndaj çipave.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.