Plehrat pushtojnë trotuaret në rrugët e Tiranës, banorët ankohen për mungesën e pastrimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2026, 09:40

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë gjendjen e krijuar në rrugën “Vedat Kokona” në Tiranë, ku koshat e mbeturinave janë tejmbushur dhe mbetjet kanë përfunduar në trotuare dhe në rrugë.

Sipas denoncimit, problemi është krijuar pranë një pallati të sapopërfunduar, ndërsa situata me grumbullimin e mbetjeve vijon të përkeqësohet. Banorët janë detyruar t'i hedhin mbeturinat jashtë koshave, pasi këta të fundit nuk kanë më hapësirë.

Qytetari ngre shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes nga shërbimet e pastrimit të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se mbeturinat nuk po mblidhen, pavarësisht gjendjes së krijuar.

Përmes fotografive të dërguara në redaksi, ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe zgjidhjen e këtij problemi, i cili shqetëson banorët e pallatit dhe kalimtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit