Alain Berset takohet me Albin Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berset përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka ndarë edhe disa nga mesazhet e bisedës me kreun e qeverisë së Kosovës.
Berset thekson se Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës institucionale dhe pranisë së tij në terren.
Në mesazhin e tij, zyrtari i lartë evropian e ka lidhur perspektivën evropiane të Kosovës me stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar këtë të fundit si thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës. Dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë çelësi për ndërtimin e besimit në të gjithë rajonin”, shkruan Berset.
Takimi vjen në një moment kur çështjet e sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten pjesë e rëndësishme e diskutimeve mes liderëve evropianë.
Përmes këtij mesazhi, Berset rikonfirmon angazhimin e Këshillit të Evropës për mbështetjen e Kosovës në përafrimin me standardet evropiane, duke vënë në fokus dialogun dhe forcimin e besimit në rajon.
Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës
Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët
Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
- 09:49 Mbi 500 etiopianë të dënuar me vdekje për trafik droge në Arabinë Saudite
- 09:42 Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis
- 09:42 Kapitull i ri për Angelina Jolie! Shitet rezidenca e saj historike në Kaliforni, zhvendoset në një pronë të re në Connecticut
- 09:41 Mbi 12 miliardë dollarë të ardhura nga nafta e Venezuelës kalojnë përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja pas rrëzimit të Maduros
- 09:37 Rëndohet skandali për Russell Brand, 6 akuza të reja për abuzim seksual pas dënimit me 10 vite e 6 muaj burg
- 09:36 Të shtënat me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në SHBA, mjeku vrau menaxherin e ndërtesës pas mosmarrëveshjeve për mykun