Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, u bë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e kombëtares së “3 luanëve”. Në fitoren 2-1 ndaj Kroacisë në Nations League, ku dhe realizoi një gol me penallti, ai arriti kuotën e 126 ndeshjeve me këtë fanellë.
“Ishte e jashtëzakonshme. Gjithçka ishte fantastike. Faleminderit të gjithëve që organizuan ceremoninë paraprake, me koreografitë dhe prezantimet. Faleminderit Luka Modric dhe Kroacisë për dhuratën e tyre”, tha Kane.
Më tej, sulmuesi 33-vjeçar anglez tha: “E dija se do të kishte diçka para ndeshjes. Kanë qenë javë intensive, me shumë ngjarje, por ky është një moment i rëndësishëm në historinë tonë si kombëtare”.
“Megjithatë, sapo nisi ndeshja, përqendrimi në fushë ishte maksimal. Këto momente shijohen shumë më tepër kur fiton dhe shënon gol. Tani mund të marr frymë lirisht dhe ta shijoj këtë sukses”, tha Harry Kane.







