Gonçalo Inacio menjëherë, Van Dijk në verë, tifozët e Milanit ëndërrojnë, shpresojnë edhe Amorim e Cardinale. Klubi kuqezi ka në program investime të rëndësishme në dy sesionet e ardhshme të merkatos dhe portugezi është një ndër të preferuarit e trajnerit aktual.

Zërat për një tentativë të menjëhershme të Milanit në janar po shfaqen dhe në Portugali e konfirmojnë. ‘Kapiteni i Sporting Lisbonë hyn në radarët e Milanit-shkruan ‘A Bola’-tentativë e mundshme në janar dhe ai i përshtatet në mënyrë perfekte stilit të lojës së Amorim’.

Klubi luzitan nga ana e tij kapet fort pas klauzolës së zgjidhjes së kontratës prej 60 milionë eurosh, por te Milani shpresojnë që ta marrin për një shifër inferiore. Nëse Inacio është një blerje e mundshme, Van Dijk është ndër emrat që përmenden si një mundësi më shumë sugjestionuese. Në ditët e kaluara, nga grumbullimi me Holandën, qendërmbrojtësi i Liverpooli u hap ndaj mundësisë për një largim nga skuadra e The Reds në muajt e verës(i skadon kontrata).

Një situatë që e bën Cardinalen të fërkojë duart me pronarin e Milanit që e vlerëson shumë.  Sigurisht sipas La Gazzetta Dello Sport, do të duhet një Milan me ambicie për titull për të bindur Van Dijk dhe për të mposhtur konkurrencën, sidomos atë të klubeve turq. Ideja është se nëse do të krijohet një mundësi, cardinale është gati të përfitojë për të sjellë në skuadër një qendërmbrojtës me personalitet dhe eksperiencë.

Top Channel