Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve
Era e fortë që ka përfshirë juglindjen gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë pa furnizim 6 fshatra të Njësisë Administrative Lekas në bashkinë e Korçës.
Fshatrat Tudas, Lavdar, Bozdovec, Mazrekë, Pula dhe Peshtan vijojnë të jenë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve në linjat e tensionit të ulët. Pa energji deri në mëngjesin e sotëm ka qenë edhe fshati Lekas, ku furnizimi është rikthyer.
Për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura, në terren janë angazhuar dy grupe pune të OSHEE-së. Megjithatë, terreni i thepisur malor dhe kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e punonjësve.
Ndërkohë, ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike janë regjistruar edhe në Voskopojë dhe fshatrat e kësaj njësie administrative, gjithashtu si pasojë e erës së fortë.
Në fshatrat e tjera të juglindjes nuk raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike.
Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit
- 10:04 Stuhia “Charles” shkakton përmbytje dhe anulime fluturimesh në të gjithë Evropën Jugore
- 10:04 Pas bisedimeve në Abu Dabi, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë! Gjashtë të vrarë
- 09:55 Alain Berset takohet me Albin Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës
- 09:49 Mbi 500 etiopianë të dënuar me vdekje për trafik droge në Arabinë Saudite
- 09:42 Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis
- 09:42 Kapitull i ri për Angelina Jolie! Shitet rezidenca e saj historike në Kaliforni, zhvendoset në një pronë të re në Connecticut