I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13 Nëntor 2026 | 10:12

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Sipas njoftimit të policisë, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Peruxhias me 4 vite burgim. Më tej bëhet me dije se ai u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Strike 8”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali,” njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë pa...
10:07 | 13/11/2026

Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka komentuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),...
22:23 | 12/11/2026

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it

Qeveria ka miratuar propozimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar krijimin e një grupi të posaçëm për inteligjencën kibernetike,...
21:12 | 12/11/2026