Një 64-vjeçar shqiptar, i dënuar me 4 vite burg në Itali për përdhunim, është arrestuar në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, ndërsa pas kapjes pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj. Njoftimi i Policisë: DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Strike 8”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.