Ushtria ruse njoftoi të enjten se kishte kryer një sulm masiv gjatë natës ndaj fabrikave ushtarake në mbarë Ukrainën, përfshirë Kievin, ku sipas kryetarit të bashkisë, një dron rus goditi një ndërtesë banimi. Një dëshmitar i agjencisë Reuters raportoi se në orët e para të së enjtes janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetin ukrainas.