Raymond Domenech ishte trajneri i Francës, kur Italia e mundi në finalen e Botërorit 2006. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, sa herë që flet për Italinë, trajneri francez nuk ka asnjëherë fjalë të ëmbla dhe kjo u pa edhe në postimin më të fundit të tij në rrjetet sociale.

‘Një fitore e papritur për italianët. Sa dobësi në të gjitha repartet, por më gjëja më e habitshme është niveli i tyre teknik; sa gabime në pasimne të lehta, është tronditëse-shkruante Domenech në platformën X

Por gjatë ndeshjes, ish trajneri i Francës bëri edhe vlerësime pozitive për himnin italian(‘Më jep drithërimat, e adhuroj si ‘You’ll never ëalk alone’ dhe ‘Les Corons’’), për të kritikuar më pas mbrojtjen e Francës(‘konfirmohen gabimet në mbrojtje. Si është e mundur të shkëputesh në këtë mënyrë?’) dhe për të shpjeguar menjëherë humbjen: ‘Nëse Olise shuhet, Franca mbytet. Futbolli është i thjeshtë’

Top Channel