U arrestua si drejtor, Arben Voja përfundon si pacient në spitalin që drejtonte
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë, ka përfunduar në spital pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore ka bërë që Voja të transportohet me urgjencë mbrëmjen e së enjtes drejt Spitalit Rajonal të Fierit, institucionin që ai drejtonte deri në momentin e arrestimit.
Sipas informacioneve nga burime spitalore, ish-drejtori ndodhet në katin e dytë të këtij institucioni, ku po kryen ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore.
Kështu, vetëm një ditë pas arrestimit, Arben Voja është rikthyer në ambientet e spitalit që deri pak kohë më parë drejtonte, por këtë herë si pacient dhe nën kujdesin e personelit mjekësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



