Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit e Peruxhias për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Policia e Vlorës bëri të ditur se arrestimi u krye në lagjen “Hajro Çakërri”, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, të organizuar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas informacioneve operative për vendndodhjen e të kërkuarit.
64-vjeçari, me inicialet A. B. dhe banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.a.b





