Prej 1996 e ndjek kombëtaren e tij kudo. Të paktën kështu shprehet, ndërsa nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri. Tifozi i Finlandës fillimisht saktëson se ka qenë në Tiranë edhe në vitin 2001 kur Finlanda arriti të fitonte me rezultatin 0-2.
Megjithatë është shumë i ftohte në mendimet e tij edhe pse në ndeshjen e parë të grupit në Helsinki Finlanda arriti të fitonte 2-1 me përmbysje. Në intervistën për Report TV para ndeshjes, tifozi thotë konkretisht se ‘Shqipëria është një kombëtare shumë e fortë’ dhe se ‘do të fitojë me rezultatin 2-0.
Në fund çdo kush që është i fiksuar me parashikimet do ta kishte zili. Ndoshta edhe eksperienca e akumuluar ndër vite bën diferencën.











Komente
Komento