E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër/ Përmbytje në Theth, uji del nga kanalet dhe rrezikon banesat, raportohen dëme në bagëti dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Thethit, ku janë regjistruar përmbytje, ndërsa situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth.

Sipas raportimeve, përmbytjet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa përveç reshjeve intensive, uji ka dalë edhe nga kanalet, duke rrezikuar disa banesa në zonë.

Mësohet se në banesën e Ded Drenit janë shkaktuar dëme në bagëti si pasojë e daljes së ujit.

Krahas përmbytjeve, banorët e Thethit raportojnë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.