Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tjetërsimi i 44 mijë m2 prona në Povelçë, Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim

    1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Lezhë, mungojnë adresat e sakta! Kadastra publikon listën, thirrje qytetarëve

    Të dielën Maratona e Tiranës, këto janë rrugët që do të devijohen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tjetërsimi i 44 mijë m2 prona në Povelçë, Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim
    Aktualitet

    Tjetërsimi i 44 mijë m2 prona në Povelçë, Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim

    November 13, 2026
    Screenshot

    Gjykata e Fierit cakton masat e sigurisë për pesë personat nën hetim për çështjen e pronës në Povelçë

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat nën hetim në lidhje me çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Povelçës.

    Me vendim të gjyqtarit Noel Veizi, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për Dilaver Shytin, Arben Vojën, Fjorelo Bidën dhe noteren Anila Haxhiu.

    Ndërsa për Arbina Jaupajn gjykata ka vendosur dy masa sigurie: “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore, të hënën e parë të çdo muaji, si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, duke urdhëruar edhe bllokimin e pasaportës.

    Personat nën hetim akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dilaver Shyti dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh në bashkëpunim dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Arben Voja dhe Fjorelo Bida dyshohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ndërsa noterja Anila Haxhiu për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

    Hetimi lidhet me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej rreth 44 mijë metrash katrorë tokë në Povelçë, e destinuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.

    Vendimi është shpallur më 11 nëntor 2026 dhe ndaj tij mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor prej pesë ditësh nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.

    Fier Gjykata Pronave Tjetërsimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tjetërsimi i 44 mijë m2 prona në Povelçë, Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim

    November 13, 2026

    1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Lezhë, mungojnë adresat e sakta! Kadastra publikon listën, thirrje qytetarëve

    November 13, 2026

    Të dielën Maratona e Tiranës, këto janë rrugët që do të devijohen

    November 13, 2026

    Pagesat me kartë, komisionet ndërbankare kufizohen në 0,2% për debitin dhe 0,3% për kreditin nga 1 janari

    November 13, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.