Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 116 raste të gripit sezonal gjatë një jave, pothuajse dyfishin e 61 rasteve të evidentuara javën e kaluar.
Tetova ka numrin më të lartë të të prekurve, me 48 raste. Më pas renditen Kumanova me 26 raste dhe Shkupi me 13.
Të lidhura
None found
Grupmosha më e prekur është ajo 15 deri në 64 vjeç. Një pjesë e qytetarëve, veçanërisht ata që u përkasin grupeve të rrezikuara, janë imunizuar, ndërsa të tjerë ende po e shqyrtojnë vaksinimin si masë parandaluese.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë vaksinuar gjithsej 11.629 persona nga kategoritë e rrezikuara. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos i shpërfillin simptomat.







