Chabad-Lubavitch hap qendrën e parë të përhershme në Shqipëri, me sinagogë dhe shërbime për komunitetin hebre

Shqipëria i është bashkuar rrjetit ndërkombëtar të Chabad-Lubavitch dhe do të ketë për herë të parë një Shtëpi të përhershme të kësaj organizate hebraike, e cila mbështet komunitetet hebraike dhe jetën e tyre fetare në mbarë botën. Njoftimi u bë gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-Lubavitch. Për ngritjen e qendrës janë angazhuar rabini Yossi Fridman, bashkëshortja e tij, Etka Fridman, dhe djali i tyre, Meir.

Familja Fridman do t’i shërbejë komunitetit hebre që jeton në Shqipëri, si edhe numrit në rritje të turistëve dhe vizitorëve hebrenj. Rritja e turizmit dhe shtimi i vizitorëve izraelitë kanë sjellë nevojë për ushqim kosher, një sinagogë dhe vakte tradicionale të Shabatit. Qendra synon të jetë një pikë takimi për banorët hebrenj dhe një vend mikpritës ku turistët mund të ndjekin traditat e praktikat e tyre fetare gjatë qëndrimit në vend.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Chabad-it, historia e pranisë hebraike në Shqipëri shtrihet rreth 2 mijë vjet më parë. Ndër dëshmitë e saj janë rrënojat e një sinagoge të lashtë, të zbuluara në Sarandë rreth dy dekada më parë. Një vend të veçantë në kujtesën historike hebraike zë edhe qëndrimi i shqiptarëve gjatë Holokaustit, i lidhur me besën: traditën sipas së cilës mikpritësi duhet ta mbrojë mysafirin dhe të kujdeset për sigurinë e tij.

Në Luftën e Dytë Botërore, familje të shumta shqiptare strehuan dhe fshehën hebrenj nga përndjekja naziste, edhe pse kështu rrezikonin jetën e tyre. Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që në fund të luftës kishte një popullsi hebraike më të madhe se përpara saj. Më pas, regjimi komunist e izoloi komunitetin hebre: feja u ndalua dhe kontaktet me komunitetet hebraike jashtë vendit u ndërprenë. Pavarësisht kësaj, një komunitet i vogël mbijetoi dhe e ruajti identitetin e vet.

Rabini Yossi Fridman tha se besa shqiptare nënkupton mbajtjen e premtimit ndaj mysafirit, cilado qoftë kostoja, dhe se shqiptarët e përmbushën atë ndaj popullit hebre gjatë Holokaustit. Ai u shpreh se synimi është krijimi i një shtëpie ku çdo hebre të pritet si pjesëtar i familjes, ashtu siç Shqipëria e priti popullin hebre në çastin kur kjo kishte më shumë rëndësi. Hapja e qendrës shënon një kapitull të ri në marrëdhënien historike mes shqiptarëve dhe popullit hebre: pothuajse një shekull pasi familjet shqiptare hapën shtëpitë për hebrenjtë e përndjekur në Evropë, një qendër hebraike do të hapë dyert në Shqipëri, e mbështetur te mikpritja dhe besa shqiptare.

Megjithatë, nuk kanë qenë të pakta reagimet e qytetarëve ndaj këtij zhvillimi. Kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale që kundërshtojnë hapjen e një shtëpie të përhershme të kësaj organizate hebraike në Shqipëri. /albeu.com/


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet