Që prej mbrëmjes së kaluar, banorët e Thethit po përballen me vërshime të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Situata më problematike është në Fushë-Theth. Uji ka dalë nga kanalet dhe është përhapur pranë banesave, duke i vënë ato në rrezik.
Të lidhura
None found
Në banesën e Dedë Drenit raportohen dëme në bagëti si pasojë e përmbytjeve. Banorët janë të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet.
Vështirësive të krijuara nga vërshimet u është shtuar edhe ndërprerja e energjisë elektrike në zonë, në kushtet e motit të keq.








