Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar
Me 81 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se marrëveshje të tilla paraqesin një dimension të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian dhe të forcimit të kapaciteteve shtetërore për zbatimin e ligjit.
Ajo theksoi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në bazë të nenit 18 të Kushtetutës kërkohet ratifikimi i saj nga Kuvendi.
“Duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor. Për Republikën e Kosovës, marrëveshje të tilla përfaqësojnë një dimension të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian dhe të forcimit të kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Në bazë të nenit 18 të Kushtetutës, duke qenë se marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, kërkohet edhe ratifikimi i saj nga Kuvendi. Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj ta mbështesni këtë projekt”, tha Gërvalla.
Mbështetjen për projektligjin e kanë shprehur edhe grupet parlamentare të partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.
Mehmet Kraja: Keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror në Kosovë
Alain Berset takohet me Albin Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës
- 12:03 Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
- 12:01 Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj
- 12:00 I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi
- 11:58 Bruni Fernandes refuzon ofertën e dytë për një kontratë të re nga Manchester United
- 11:50 Shpata lazer e Darth Vader thyen rekordin në ankandin e Star Wars, shitet për gati 4.5 milionë euro
- 11:49 Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)