Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

13 Nëntor 2026 | 12:10

Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Bashkisë Gramsh, ku efektivët zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së djeshme përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Zjarri i parë ka rënë në fshatin Bulçar, në Njësinë Administrative Kodovjat, duke përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre. Ndërsa vatra e dytë është regjistruar në fshatin Snosëm, në Njësinë Administrative Kukur, ku flakët kanë djegur rezerva ushqimore për bagëtinë.

Efektivët e MZSH-së kanë nisur ndërhyrjen rreth orës 20:00 dhe po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave. Era e fortë që fryn në zonë po vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit.

Për momentin, përpjekjet e zjarrfikësve janë përqendruar në neutralizimin e të dyja vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

Këtë të premte është shtyrë seanca për dosjen SAPAC. Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 27 nëntor dhe shkak u bë mungesa e...
12:01 | 13/11/2026

I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi

Një 52-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, në fshatin Zogaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi....
12:00 | 13/11/2026

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në zonën e Thethit, ku situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth. Sipas raportimeve të banorëve,...
11:49 | 13/11/2026