Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13 Nëntor 2026 | 12:25

Dy persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre u kap i armatosur me pistoletë në taksinë me të cilën po udhëtonin nga Kruja drejt Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Petrit Shima, 30 vjeç, të cilit iu gjet pistoleta, dhe pasagjeri tjetër që e shoqëronte, Redion Hymeri, 25 vjeç, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë, bëhet e ditur se të dy personat kanë precedentë penalë. Më parë, ata kanë goditur punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe më pas kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 30 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë.

Taksia në të cilën ishte pasagjer shtetasi i dyshuar, P. Sh., u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Me të njëjtin mjet lëvizte edhe 25-vjeçari, i cili nuk kishte kallëzuar krimin.

Të dy shtetasit kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka vijuar takimet pas marrjes së detyrës së tij të re, ku kësaj here është takuar me studentë të rinj të cilët...
12:59 | 13/11/2026

Tjetërsuan pronën e një personi, gjykata cakton masë “Arrest me burg” për 3 zyrtarët e Kadastrës Fier dhe noteres

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre zyrtarëve të...
12:51 | 13/11/2026

Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Bashkisë Gramsh, ku efektivët zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së djeshme përpjekjet për shuarjen e flakëve. Zjarri i...
12:10 | 13/11/2026