E rëndë në Austri, 47-vjeçari nga Kosova vret gruan! Besonte se ajo ishte shtrigë
Një 47-vjeçar nga Kosova dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij 38-vjeçare në Austri. Lidhur me ngjarjen, një 45-vjeçar tjetër nga Kosova akuzohet se ia kishte siguruar armën e krimit autorit, duke e ditur se ai kishte ndërmend ta vriste gruan.
Sipas raportimit të medias austriak Heute, rasti përmban edhe një element tjetër që lidhet me gjendjen psikike të të dyshuarit kryesor. Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë.
47-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja. Ai dyshohet se kishte qëlluar tre herë drejt saj me një pistoletë të tipit Beretta.
Pas të shtënave, ai thuhet se e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë. Sipas raportimit, edhe gjatë qëndrimit në burg, 47-vjeçari vazhdimisht fantazonte për magjinë e zezë dhe demonët e errët.
Në një raport mjekësor, ai është vlerësuar si person psikotik dhe që nuk konsiderohet penalisht përgjegjës.
Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë, ndërsa zyrtarët e burgut i përshkruante si “njerëz shpellash që përgatiteshin për ferr”.
Peskov: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Ukrainë nëse shohim qëllimet e tyre të sinqerta
Grabitje si në filma në zemër të Parisit, katër persona me kallashnikovë sulmojnë dyqanin luksoz të diamanteve dhe arratisen me motorë
Stuhia “Charles” shkakton përmbytje dhe anulime fluturimesh në të gjithë Evropën Jugore
- 12:36 Meta shpjegon si funksionon “Your Algorithm”, mjeti që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi Facebook-un
- 12:30 Peskov: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Ukrainë nëse shohim qëllimet e tyre të sinqerta
- 12:25 Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër
- 12:20 Pas largimit, Ronaldo do të nderohet në ndeshjen me Danimarkën! Të gjithë lojtarët e Portugalisë do të mbajnë numrin 7
- 12:12 Përplasja për strehimin social, opozita: Propagandë elektorale çmimi është tre herë më i lartë, Ibrahimaj: Duam të fusim instrumente të reja
- 12:10 Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)