Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pusmez të Vlorës, ku një person nga Llakatundi është dhunuar për shkak të një thesi me ullinj.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se të zotët e ullinjve kanë zënë mat burrin dhe e kanë dhunuar barbarisht duke i kërkuar llogari dhe marrë në pyetje.
Në vend që vjedhja të denoncohet direkt në polici, ata zgjedhin ta dhunojnë qytetarin duke e mbuluar në gjak dhe vënë këmbën në kokë.
Ngjarja kërkon reagimin e autoriteteve për të sqaruar rrethanat dhe për të vënë para përgjegjësisë këdo që ka ushtruar dhunë.