Skandali i Jensen Huang merr përmasa të reja, zbulohet edhe një lidhje e tretë jashtëmartesore

13 Nëntor 2026 | 13:17

Skandali që çoi në largimin e Jensen Huang nga drejtimi i Nvidia-s po thellohet edhe më tej. Ish-drejtuesi i gjigantit të teknologjisë dyshohet se ka pasur një marrëdhënie të tretë jashtëmartesore, përveç dy lidhjeve të tjera që u bënë publike ditët e fundit. Gruaja e tretë dyshohet se ka qenë gjithashtu punonjëse e Nvidia-s, por identiteti i saj nuk është bërë publik. Gjithashtu, nuk dihet se kur ka nisur marrëdhënia apo nëse ajo vazhdon ende.

Sipas mediave të huaja, zbulimi vjen pas publikimit të dy marrëdhënieve të tjera që përfshijnë Alice Huang, një biznesmene kineze për të cilën autoritetet amerikane kanë ngritur dyshime për lidhje me spiunazhin kinez, dhe Kimberly Powell, zv/presidente e sektorit të kujdesit shëndetësor në Nvidia.

Huang e kishte pranuar më herët se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes, duke marrë përgjegjësinë për veprimet e tij. Megjithatë, zbulimet e reja kanë shtuar presionin mbi ish-drejtuesin dhe kanë tronditur kompaninë, të cilën ai e drejtoi për dekada. Tashmë vëmendja është përqendruar te e ardhmja e Nvidia-s dhe gjetja e një drejtuesi të ri, ndërsa bordi duhet të përballojë pasojat e krizës që ka përfshirë një nga kompanitë më të rëndësishme të inteligjencës artificiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump propozon Tim Cook për drejtimin e Nvidia-s: Legjenda zëvendësohet me legjendë

Presidenti Donald Trump tha se ish-CEO i Apple, Tim Cook, duhet të zëvendësojë Jensen Huang si CEO i ri i Nvidia-s. “Tani që CEO i...
13:07 | 13/11/2026

U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mbarë botën

Një njoftim i zakonshëm për mbylljen e përkohshme të Ambasadës së Finlandës në Canberra të Australisë është kthyer në një fenomen viral në rrjetet sociale,...
13:06 | 13/11/2026

Meta shpjegon si funksionon “Your Algorithm”, mjeti që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi Facebook-un

Funksioni u mundëson përdoruesve të zgjedhin temat që dëshirojnë të shohin më shumë ose më pak dhe të personalizojnë përmbajtjen që u shfaqet, sipas preferencave...
12:36 | 13/11/2026