Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia Online.
Në një postim në Facebook, Kurti bëri të ditur se biseda u zhvillua dje, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ai theksoi se lidhja e fortë e mërgatës së Kosovës me popullin dhe shtetin zviceran i ka hapur rrugë marrëdhënieve të mira dypalëshe.
Të lidhura
None found
Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Zvicrës dhe tha se muajin e kaluar nisi një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA). Sipas tij, marrëveshja përfshin si mallrat, ashtu edhe shërbimet.








