Portugalia përgatit homazhin për Cristiano Ronaldon, ja nisma e futbollistëve të kombëtares luzitane Trajneri i përfaqësueses së SHBA-së do të përfundojë angazhimet me kombëtaren gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare, përpara se të nisë zyrtarisht aventurën e re në “Old Trafford” më 18 nëntor. Kontrata e tij raportohet se do të jetë deri në verën e vitit 2029.
Manchester United ka konfirmuar emërimin e Mauricio Pochettinos në krye të skuadrës. Trajneri argjentinas do të marrë drejtimin e klubit anglez, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në një prej pankinave më prestigjioze të futbollit botëror.
Pochettino, i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të përfundojë fillimisht angazhimet me kombëtaren gjatë ndeshjeve të këtij grumbullimi ndërkombëtar.
Më pas, tekniku argjentinas do të udhëtojë drejt Anglisë për të nisur zyrtarisht punën te Manchester United, më 18 nëntor.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve parashikon një kontratë deri në verën e vitit 2029. Pochettino do të ketë kështu një projekt afatgjatë në “Old Trafford”, me objektivin për të rikthyer Manchester United në nivelet më të larta të futbollit anglez dhe europian.
Top Channel