Ambasadori Wendt takim me ish-studentë shqiptarë të programit të shkëmbimit me SHBA-në: Ndërtojmë të ardhmen e Shqipërisë të frymëzuar nga Amerika

13/11/2026 13:26

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve studimore të shkëmbimit me Amerikën.

Në një postim në llogarinë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në X, se në takim u diskutuan perspektivat e të rinjvë si dhe se si SHBA-të mund t’iu vijnë në ndihmë për realizimin e tyre.

Postimi i plotë:

I frymëzuar nga Amerika, duke ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori Eric Ëendt u takua me ish-studentë të rinj të programit të shkëmbimit në SHBA për të dëgjuar perspektivat e tyre të reja dhe për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në zbatimin e zgjidhjeve të tyre lokale.

Top Channel