“Pro mbrojtjes së Klubit Labëria”/ Studiuesi Aurel Plasari kundër tjetërsimit të godinës historike në Vlorë: Monumentet janë shkollë e gjallë për brezat Pullat postare, përtej funksionit të tyre tradicional të komunikimit, mund të shërbejnë edhe si një formë e veçantë arti dhe solidariteti.
Artistja hungareze Judit Szendrei ka sjellë në Memaliaj një ekspozitë të veçantë, ku përmes pullave postare krijon portrete, objekte dhe histori figurative.
Në galerinë e Arteve “Kalo”, ekspozita ka tërhequr artdashës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Përmes kolazheve artistike, artistja ndërthur historinë dhe kulturën me artin, duke i dhënë pullave postare një tjetër dimension.
Këtij projekti artistik i bashkohet edhe një mision humanitar, në mbështetje të kauzës së personave me Sindromën Down.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj, vuri në dukje lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ekspozita u organizua nga Bashkia e Memaliajt, me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë.
Top Channel