Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall

    Insajderi
    13 November 2026 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër gjendjen në shëndetësi gjatë interpelancës së ministrit Arben Vitia për mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e pacientes që humbi jetën nga kanceri.

    Ajo kërkoi përgjigje se kur do të nisë zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, duke i bërë thirrje Qeverisë që ta ketë prioritet këtë sektor, pasi qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar barnat.

    “Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor. A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman, bëjeni prioritet, se qytetarët janë në hall”, ka deklaruar Kadrijaj.

    Ajo ka përmendur edhe deklaratën e një qytetari, që sipas saj humbi jetën në mungesë të barnave i cili kishte thënë: “A me jetu, a me ble barna?”.

    Sipas saj, kjo deklaratë duhet t’i prekë të gjithë, përfshirë deputetët, ndërsa ka kërkuar nga institucionet që të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapa për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark