Zbardhet propozimi i PD për Reformën Zgjedhore
Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka hartuar një pëketë ndërhyrjesh ligjore për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe për të realizuar ndarjen e partisë nga shteti.
Bylykbashi propozon një regjim të ashpër që Shqipëria ta zbatojë për 10 vjet si mekanizëm për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
Sipas Bylykbashit nëse një kandidat për kryetar bashkie apo për deputet përdor burimet e shtetit në fushatë elektorale ai duhet të humbasë mandatin.
NDARJA E SHTETIT NGA PARTIA NË ZGJEDHJE
Partia konkurron me burimet e partisë. Shteti qeveris me burimet e shtetit.
- Administrata: neutraliteti i punonjësve
- Pushteti normativ, fiskal dhe social.
- Buxheti, prokurimet, investimet dhe pasuria.
- Aktet administrative dhe shërbimet.
- Kontrolli dhe shtrëngimi: përdorimi selektiv i inspektimeve, policisë.
- Të dhënat: ndalimi i përdorimit të regjistrave shtetërorë për profilizim.
- Funksioni e aktivitetet zyrtare: inaugurimet, inspektimet promovuese
- Komunikimi e media: propaganda e prodhuar nga shteti, materialet e gatshme.
NDARJA E SHTETIT NGA PARTIA NË ZGJEDHJE
Periudhat e ndalimit
- Ndalimet e përhershme të presionit, kushtëzimit, patronazhimit.
- Nga dekretimi, kufizimi i akteve e aktiviteteve.
- Afatet e veçanta të parashikuara për kategori të caktuara.
- Masat pas votimit për të parandaluar shpërblimin dhe raprezaljen.
NDARJA E SHTETIT NGA PARTIA NË ZGJEDHJE
Sanksionet
- Gjoba.
- Pavlefshmëria e zgjedhjeve
- Skualifikimi i kandidatit e mbarimi i mandatit.
DOKUMENTI I PLOTË




