150 mijë euro të padeklaruara zbulohen në doganën e Vërmicës, konfiskohen një pjesë e parave

13 Nëntor 2026 | 14:13

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara në një makinë në pikën kufitare të Vërmicës.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Kosovës, ku zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë. Drejtuesi sipas Doganës fillimisht kishte thënë se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Gjatë kontrollit të detajuar, Dogana njofton se në veturë janë gjetur  para të padeklaruara. Sipas Doganës, drejtuesi fillimisht kishte deklaruar se shuma ishte 120 mijë euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

Nga kjo shumë, 37 mijë e 500 euro janë konfiskuar për mosdeklarim, ndërsa 112 mijë e 500 euro janë mbajtur për ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Për rastin Dogana ka njoftuar Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

 “Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në luftën kundër aktiviteteve të kundërligjshme financiare”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Austri, 47-vjeçari nga Kosova vret gruan! Besonte se ajo ishte shtrigë

Një 47-vjeçar nga Kosova dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij 38-vjeçare në Austri. Lidhur me ngjarjen, një 45-vjeçar tjetër nga Kosova...
12:44 | 13/11/2026

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

Me 81 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë...
12:04 | 13/11/2026

Mehmet Kraja: Keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror në Kosovë

Shkrimtari Mehmet Kraja, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkroi se keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror...
10:46 | 13/11/2026