Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik

    Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale

    Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale
    Aktualitet

    Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale

    November 13, 2026
    Screenshot

    Pas problemeve të konstatuara me aksesin dhe funksionimin e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri ka bërë thirrje të bëhet kujdes, pasi aktorë të ndryshëm po tentojnë të mashtrojnë online përdoruesit duke iu kërkuar të dhënat personale.

    Në një njoftim zyrtar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thotë se kjo situatë mund të shfrytëzohet nga aktorë keqdashës për të mashtruar përdoruesit, duke ofruar ndihmë të rreme për rikthimin e aksesit në shërbime. Ata mund të dërgojnë email-e ose mesazhe që kërkojnë ndryshimin e fjalëkalimit, të njoftojnë për bllokimin e llogarisë apo të telefonojnë duke u prezantuar si punonjës të mbështetjes teknike.

    Nisur nga kjo, bëhet apel që të bëhet kujdes ndaj email-eve që kërkojnë “rivendosje të fjalëkalimit Microsoft”, SMS-ve për “llogari të bllokuar” dhe që kërkojnë veprime të menjëhershme, si dhe telefonatave nga persona që paraqiten si “IT support” dhe ofrojnë ndihmë për rikthimin e aksesit.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u kërkon qytetarëve që të mos klikojnë lidhje të dyshimta për hyrje në llogari apo rivendosje fjalëkalimi.

    Ndërsa rekomandohet kompanive që shërbimet të aksesohen drejtpërdrejt përmes faqeve ose aplikacioneve zyrtare, të verifikohet çdo kërkesë për ndërhyrje teknike dhe të konsultohen paraprakisht me stafin IT të institucionit.

    Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike thekson se, sipas informacionit të raportuar nga Microsoft, ndërprerjet e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure janë pasojë e ngarkesës së lartë në infrastrukturën e kompanisë dhe nuk lidhen me një incident kibernetik.

    defekti Microsoft prek Shqipërinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik

    November 13, 2026

    Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale

    November 13, 2026

    Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

    November 13, 2026

    U arrestua për tjetërsim tokë shtetërore, çfarë iu gjet në banesë drejtorit të Spitalit të Fierit, nga zarfet plot me para të kyçura nëpër sirtarë te fishekët

    November 13, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.